PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

Partia Socialiste dorëzon në Kuvend rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës

Partia Socialiste që udhëhiqet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dorëzuar në kuvend rezolutë që dënon sulmin në veri të Kosovës.

“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”, thuhet në kërkesë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në rezolutë më tej thuhet se PS, dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës.

Kjo rezolutë vjen pas 11 ditësh të agresionit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kujtojmë se përgjegjësinë për agresionin e ka marrë terroristi Milan Radoiçiq, i cili tashmë është liruar nga paraburgimi në Serbi, teksa i është ndaluar hyrja në Kosovë.