Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se në Leposaviq protestuesit po vazhdojnë të mblidhen.
Është raportuar se gjatë ditës së sotme do të ketë protesta më të dhunshme nga protestuesit serb.
Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi vazhdon të jetë edhe sot mbrenda komunës së Leposaviqit.
KFOR-i po vazhdon të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme.
Veturat e mediave janë dërguar brenda oborrit të statcionit të policisë, për shkak të sulmeve të shumta kundrejt medieve.