Protestuesit serbë në veri vendosën flamurin e Serbisë në autoblinda të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
Siç raporton “Kossev”, aty u luajtën edhe këngë patriotike në prezencë të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Ushtarë të KFOR-it kanë vendosur kordonin pas Policsië së Kosovës përpara objektit të Komunës së Zveçanit.
Policia e Kosovës përgjatë mëngjesit ka konfirmuar se ishte hedhur gazlotsjellës nga protestuesit serbë në drejtim të tyre, të cilët po përpiqeshin të futeshin në objektin e Komunës së Zveçanit.