Protesta e serbëve në Zveçan është duke vazhduar që nga orët e hershme të mëngjesit, raporton IndeksOnline.
Deri më tani, protesta po rrjedhë e qetë ndonëse ka një numër të madh të protestuesve.
KFOR-i po vazhdon të jetë në vijën e parë duke ngritur kordonin për të siguruar objektin e Komunës brenda të cilit ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në një moment, njëri nga pjesëtarët e KFOR-it është parë mbi autoblindën e Policisë së Kosovës duke e monitoruar situatën.