Protesta e veteranëve në të njëjtën ditë me atë të opozitës në Serbi, Sveçla me pretendime të çuditshme

Një deklaratë aspak e pritshme nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit, para pak çastesh, përmes një publikimi në “Facebook” pandeh se prapa protestës së veteranëve qëndron Vuçiqi.

Ai fillimisht akuzoi presidentin serb për luftë hibride, duke thënë se po shfrytëzon të gjithë mekanizmat e mundshëm, ndërsa më pas këtu përmendi audio-incizmet.

Jo vetëm kaq. Në pjesën e fundit infiltroi edhe gazetarët. “Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: