Valon Prestreshi, ish-kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka komentuar eksperimentin me qarkullim njëkahor të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se këtë të diele nuk ka trafik, andaj unaza po funksionon mirë.
“Po sot e diele dhe nuk ka trafik, dhe unaza po funksionon sa më mirë”, vlerësoi ai.
Ish-kryetari i AKK, që është i afërt me LDK-në, e cila udhëheq me Prishtinën tha se Rama duhet të mos e ndalojë këtë rregullim të trafikut.
Madje, z.Prestreshi ka bërë edhe një sugjerim, duke shkruar se duhet të ketë një taksë për të hyrë në kryeqytet.
“Pikat e rampave gjithashtu! Tash veç qitne në Kuvend Komunal taksem për me hy në kryqytet, 10 euro apo 5!”, shkroi ndër të tjera z.Prestreshi.