Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, raporton Sinjali.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Pasi i dyshuari është arrestuar, Policia e Kosovës po vazhdon me bastisje në banesën e tij.
I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.”