Disa ditë më parë në qytetin e Deçanit një grup personash u mblodhën brenda një objekti dhe themeluan një lëvizje me motive për shqiptarizmin.“Lëvizja: Braktisja vullnetare e fesë islame”.
Lidhur me deklaratat e tyre gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur një hetim.
Kjo është konfirmuar për Lajmi.net nga Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai për Lajmi.net deklaroi se janë iniciuar procedura hetimore për të parë nëse ky grup po shfaq elemente të nxitjes së urrejtjes, përçarjes e mosdurimit.
“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e këtyre qytetarëve dhe iniciativës së tyre, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht sot, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”- tha Nikçi