Prokuroria jep detaje për ngjarjen në Pejë: I mituri kishte bërë plane disamujore për ndërmarrjen e një sulmi në një shkollë

Ndaj të dyshuarit B.M, është caktuar një muaj paraburgim.

Lidhur me rastin e të miturit nga Peja, është deklaruar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

PSRK-ja thekson se i dyshuari se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Sipas kësaj prokurorie ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv.