Profesori universitar tregon pse ka shpërthyer arroganca ndaj aleatëve

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka treguar se pse te shqiptarët është akumuluar urrejtja dhe mosbesimi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po ndodh për shkak të pushtimit ndër shekuj.

Sipas tij, pafuqia e dikurshme ndaj pushtuesit, tash po aktivizohet si arrogancë ndaj aleatëve.

“Meqë kemi jetuar nën pushtime të huaja me shekuj, në kujtesën tonë dhe në mendjen tonë është akumuluar shumë urrejtje, mosbesim, prirje për hakmarrje dhe frikë neurotike. Ky akumulim i madh i të keqes, tash po prodhon autodestruksion në liri. Pafuqia e dikurshme ndaj pushtuesit, tash po aktivizohet si arrogancë ndaj aleatëve”, ka shkruar Krasniqi.