Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me iniciativën e AAK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. Kelmendi tha se me punën që po bën aktualisht opozita, vendi nuk shkon në zgjedhje të reja.
Sipas Kelmendit ky mocion nuk po përkrahet nga dy partitë opozitare LDK dhe PDK, pasi të njëjtat e dinë gjendjen në terren.
Ai tha se në këto momente mocioni do të ishte i dëmshëm për opozitën.
“Me punën aktuale të opozitës nuk shkon vendi tani në zgjedhje të reja. Tani per tani nuk ka bazë ligjire dhe forca politike që munden vendin ta dërgojnë në zgjedhje te reja. Mocioni i AAK-së nuk përkrahet nga shumica e deputeteve në Kuvend. Sidomos LDK-ja është kundër, PDK ende ka dilema. Të dy këto parti e dine gjendjen në terren. Mocioni tani është i dëmshem për opozitën” tha Kelmendi.
Kelemendi po thotë se shkuarja në zgjedhje tani e forcon më shumë Kurtin dhe e dëmton opozitën.
“VV-ja dhe Kurti konsiderohen se janë në një përpjekje për të ruajtur tëresinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit të Kosoves. Shkuarja tani në zgjedhje e forcon edhe më shumë Kurtin, opozita do të humb. Mire është që opozita te punon, vetem me punë mund të kalojne ‘masat’ në rrugën e opozitës, e këtu ka shumë vështirësi. Opozita nuk i ka gjetur ende temat që mund të demtojnë VV-ne dhe Kurtin.Nuk ka sqarime as në Kuvend dhe as në terren, nuk punohet me masa mjaftueshem, opozita eshte byrokratizuar.Kështu nuk shkon vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kelmedni.
Pas tensioneve që shpërthyen në katër komunat veriore, AAK-ja inicioi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Ky mocion nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare në vend.Ato kanë dekalruar se nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta bërë të suksesshëm mocionin.