Profesori universitar, Artan Nimani, ka folur për luftën që është duke u zhvilluar në Izrael dhe Rripi e Gazës.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se sulmet ndaj Izraelit që ndodhën nga grupet terroriste janë të papranueshme.
“Ishte akt i pa parë, i paprecedentë që ndodh mbi popullatën civile të pafajshme e cila ishte duke festuar. Nuk di cilat mund të jenë fjalët që të dënohen aktet terroriste të cilat kanë ndodhur në Izrael që janë duke vazhduar nga grupet terroriste të Hamasit dhe së fundi pjesa e Hezbollahut”.
“Aktet terroriste janë terroriste që ndodhin edhe në vendet më të sofistikuara, ishte ditë feste dhe ditë pushimi. Zanafilla e këtyre akteve nuk daton tani,për shkak të problemeve që kanë me grupet terroriste. Kjo është në një formë sikurse që ndodh në shumë shtete tjera të botës, në një masë të madhe janë inspiruar terroristët kohëve të fundit”, ka thënë Nimani.