Profesori i astronomisë propozon që ora verore të jetë e përhershme në Kosovë

Profesori i astronomisë, Milaim Rushiti, deklaroi se për Kosovën, ora verore do të ishte me e shfrytëzueshme në aspektin e energjisë diellore. Ai deklaroi në emisionin SOT në KTV, të hënën se ndërrimi i orës e ka zanafillën me qëllim të shfrytëzimit të kësaj energjisë.

“Kjo është e duhura sikur të ishte e përdorshme për ne. Shtetet perëndimore kanë profit nga ndërrimi i orës, ndërsa ne e humbim një orë diellore. Në Evropë është në diskutim mosndërrimi i orës dhe të vendosë secili shtet veç e veç. Kosova duhet të qëndrojë me orë verore, maksimumi që mund të lindë dielli është ora 8:03 gjatë dimrit”, deklaroi ai.

Një ilaç shtëpiak që do t’ju ndihmojë të humbni peshë brenda një
SLIMFIT
Sipas profesorit, më mirë do të ishte shfrytëzimi i diellit në mëngjes ngritur, sesa në gjumë.

Psikologia Ibelinda Halili u shpreh se lëvizja për një orë para ose prapa, nuk jep shumë efekte te njeriu, por që sipas saj, ndërrimi mund të ndikojë në ciklin e gjumit dhe të të ngrënit.

“Nëse është nga 1-2 orë ndryshim nuk është problem, por adaptimi mund të shkaktojë vështirësi apo barriera derisa të fillojë ndryshimi. Problemi mbipolar dhe obeziteti janë ndër problemet që shkakton ndërrimi sikardian i ritmit biologjik”, u shpreh ajo.

Halili deklaroi se nuk është problematik ndërrimi i orës për personat që kanë organizuar planin ditore, por që sipas saj, zgjimi herët në mëngjes do të nënkuptonte më shumë mundësi për aktivitet fizik.

“Një kohë e caktuar për veten është e rëndësishme edhe për parandalimin e problematikave në shëndetin mendor. Është e rëndësishme edhe marrja e ushqimit në kohë të njëjtë. Kualiteti i gjumit varet nga aktiviteti përgjatë ditës. Nuk mund të them se kjo është e mirë, apo jo e mirë. E përbashkët e jona është që të kujdesemi për veten, që t’i parandalojmë problemet e shëndetit”, tha ajo.