Një ditë standarde pune zakonisht konsumon mjaft shumë nga jeta juaj, duke na lënë me pak kohë për ndonjë gjë tjetër. Dhe shumica e punëve që kryhen nga zyra, ato zakonisht çojnë në një mënyrë jetese të dobët që e ndikon edhe shëndetin.
Pra, nëse jeni në kërkim të një karriere më të shëndetshme dhe një ekuilibri më të mirë punë-jetë, qoftë fizikisht apo mendërisht, atëherë këtu po i listojmë disa nga punët që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.
Profesorët
Të jeni profesor universitar është një nga profesionet më të mira. Të ushtruarit e këtij profesioni ju lë hapësirë që edhe jashtë orarit të zhvilloni hobit dhe aktivitetet e juaja personale. Ky profesion ju ndihmon të ndiheni më të çlodhur dhe do të keni pushime më të gjata se shumica e profesioneve të tjera.
Luleshitësit
Të punuar në një ambient të rrethuar me lule padyshim ju bën të ndiheni të relaksuar. Kjo i bën shumë persona të ndihen më të përmbushur dhe më të lumtur. Kur përgatisni buqeta lule për momente të rëndësishme të cilat ndryshojnë jetën e individëve, si fejesa ose martesa ju bën të ndiheni më pozitiv. Ndonjëherë thjesht kujdesi për lulet, ju ndihmon që ta ndalni mendjen tuaj dhe të fokusoheni në diçka relaksuese.
Instruktorët e yogas
Nëse doni të gjeni lumturinë përfundimtare, atëherë të qenit instruktor yoga do t’ju ofrojë pikërisht këtë. Mësimi i pozave të meditimit, relaksimit dhe jogës do të ndihmojë mendjen dhe trupin tuaj të jenë në gjendjen më të shëndetshme të mundshme. Jo vetëm që do të përmirësoni fleksibilitetin dhe do të ndiheni më të fortë, por gjithashtu do të çlironi mendjen tuaj nga çdo negativitet.
Punonjësit e qeverisë
Ndërsa shumica e punëve qeveritare janë më administrative, ato ofrojnë një ekuilibër të mirë punë-jetë. Me oraret që përfundojnë herët, më shumë mundësi punësimi, paga më të larta dhe mundësi për kujdes shëndetësor, punonjësit e qeverisë kanë më shumë kohë për t’u përqendruar gjithashtu në mirëqenien e tyre.
Kopshtarët
Ashtu si një luleshitës, kopshtarët e kalojnë kohën e tyre duke u kujdesur për bimët, pemët dhe lulet. Të punosh me natyrën në vend që të merresh me kolegë të mundimshëm është një mënyrë jetese shumë më e shëndetshme, e cila ofron pak ose aspak stres.
Nutricistët
Nutricistët mund të gjenden në palestra dhe qendra shëndetësore ku ata udhëzojnë klientët e tyre se si të hanë një dietë më të ekuilibruar. Meqenëse po i ndihmojnë të tjerët të ndjekin një mënyrë jetese më të shëndetshme, ata ndihen të përmbushur dhe të lumtur në punën e tyre, gjë që natyrisht çon në një mentalitet më të shëndetshëm.
Koreografët
Jo vetëm që koreografia ju lejon të jeni fizikisht aktiv, por gjithashtu ju jep mundësinë të shprehni veten përmes lëvizjes dhe kërcimit. Nëse i kaloni ditët duke vallëzuar, ka të ngjarë të hani edhe më shëndetshëm, për të siguruar që të qëndroni në formë.
Masazhoterapist
Me këtë profesion, ju do të punoni në një mjedis paqësor dhe do të ofroni një sërë trajtimesh të ndryshme që do të relaksojnë dhe do të rikuperojnë shëndetin e klientit tuaj. Për këtë arsye, ju gjithashtu duhet të ndiheni të qetë dhe të lumtur që po ndihmoni klientët tuaj dhe do të ndiheni të kënaqur që keni përmirësuar disponimin e tyre pasi të kenë lënë sallonin tuaj.
Artistët
Artistët arrijnë të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre përmes punës së tyre, gjë që çon në një mendje më të shëndetshme. Pavarësisht nëse jeni mësues arti ose i vetëpunësuar, do të keni mjaft kohë të lirë për t’u përshtatur me disa ushtrime ose për tu kujdesur për ushqimin tuaj, si dhe për t’u shoqëruar me miqtë dhe familjen.
Shkrimtarët
Megjithëse të shkruarit është një punë që ju mban shumë ulur në karrige, megjithatë është një profesion që të lejon të shprehesh dhe të heqësh gjërat nga gjoksi. Dhe nëse nuk jeni duke punuar drejt afateve strikte, është një punë që ofron një ekuilibër të madh punë-jetë. Ju mund ta kaloni kohën tuaj të lirë duke lexuar librat tuaj të preferuar dhe duke zgjeruar imagjinatën tuaj për të përmirësuar punën tuaj.