Nga Bashkësia Islame po e kundërshtojnë fuqishëm projektligjin për Kodin Civil.
Teologu Florim Flugaj ka theksuar për “Expose” se si Bashkësi Islame po presin që të mos votohet Kodi Civil.
“Ne si Bashkësi Fetare Islame, çdo deklaratë që ka të bëjë me martesat e të njëjtës gjini është e vlerësuar negativisht dhe kundërshtohet plotësisht. Nuk jemi ne ata që e kundërshtojmë po është baza e fesë islame që është kurani, që na urdhëron që martesat e të njëjtës gjini, ato janë të dënuara dhe konsiderohen në fenë islame si një krim i cili faktikisht dihet se krimi është një vepër penale dhe ndëshkohet. Kur kemi të bëjmë me nenin e 11/38 të ligjit të Kodit Civil të Kosovës, që po përpiqet të kaloj dhe të votohet në Parlament, kjo është një vetëvrasje e kombit në radhë të parë dhe e popullit”, thotë ai.
Sipas Flugajt, ky kod dëmton aspektin fetar, human e njerëzor dhe sjell pasoja të rënda për popullin.