Pas gjimnazit “Sami Frashëri”, edhe një shkollë tjetër në Prishtinë ka vendosur që të vazhdohet greva në arsim.
Një mësimdhënës i shkollës “Dardania”, në kushte anonimiteti, i tha Gazetës Express që kjo shkollë ka kërkuar që të vazhdohet greva deri në plotësimin e kërkesave drejtuar Qeverisë.Ai tha se vetëm tre mësimdhënës kanë kërkuar që mësimi të nisë të hënën e 3 tetorit.
“Shkolla ‘Dardania’ ka vendosur që ta vazhdojë grevën. Vetëm tre mësimdhënës kanë kërkuar që të vazhdojë mësimi prej të hënës, të tjerët kanë qenë kundër kësaj”, tha ai. /GazetaExpress