Prishtinë: Ish-bashkëshorti e sulmon fizikisht gruan pasi ajo u dërgoi ushqim fëmijëve

Policia e Kosovës raporton se një femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Dyshohet se ajo ka shkuar t’u dërgoj ushqim fëmijëve të saj, pasiqë ishin duke qëndruar me ish-bashkëshortin dhe i njejti e sulmoi fizikisht.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është ende në procedurë hetimore.

RAPORTI:

Prishtinë 10.04.2023-21:30.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar te dera e ish bashkëshortit të saj të dyshuarit mashkull kosovar për tu dërguar ushqim fëmijëve të saj –tyre, është sulmuare fizikisht nga i dyshuari . Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.