Një foshnje 2 muajshe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se vdekja ka ndodhur në rrethana të panjohura deri më tani.
Si rezultat, institucionet kanë nisur hetimet.
NJOFTIMI:
Viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.