Një taksist është arrestuar në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, pasi një femër ka raportuar se është ngacmuar me fjalë.
Po ashtu ajo ka deklaruar se i dyshuari ka filluar ta prekë në këmbë.
Taksisti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh përcjell Klankosova.tv
Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.