Dy ndeshje tejet interesante në Superligë.
Në program është xhiroja e 17, njëherit e parafundit për këtë stinor, përcjell Futbollikosovar.net.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, aty ku Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës.
Veç kësaj, në anën tjetër, në “18 qershori” të Klinës, Dukagjini mirëpret Trepçën’89.
Kujtojmë se ne do t’ju raportojmë drejtpërdrejt për çdo risi eventuale.