Presidentja s’doli në zyre për t’u takuar me Admiralin Munsch shkaku i gripit, bisedoi në telefon

Ndonëse ka qenë i konfirmuar, takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe admiralit Stuart B. Munsch nuk do të realizohet sot.

Kështu tha këshilltari i presidentes për media, Bekim Kupina.

Ai i tha Gazetës Express se takimi është pamundësuar ngaqë Osmani është me virus sezonal.

Kupina shtoi se Osmani ka biseduar në telefon me admiralin Munsch dhe janë dakorduar të takohen në udhëtimet e radhës.

“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit Munsch ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal. Presidentja ka biseduar me Admiralin Munch nëpërmjet telefonit dhe do të takohet me të së shpejti në njërin nga udhëtimet e radhës”, tha Kupina.