Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim në Presidencë, homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn.
Ajo shkruan se lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë është e pathyeshme, transmeton klankosova.tv.
”E fortë dhe e pathyeshme është lidhja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë!
Faleminderit për vizitën, President Begaj! Gjithnjë kënaqësi të diskutojmë se si ta fuqizojmë tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona simotra!”.