Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë.
Në një postim në “X” ajo ka shkruar se kjo festë duhet të sjellë paqe dhe gëzim.
“Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën. Kjo ditë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të sjellë paqe dhe gëzim në të gjitha familjet tuaja”, ka shkruar Osmani.