Presidentja Osmani takohet me sekretarin amerikan: Bisedë përmbajtësore

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Ky takim ndodhi mbrëmë gjatë pritjes së organizuar nga presidenti i ShBA-së Donald Trump.

Osmani bisedën me Rubion e quajti shumë përmbajtësore.

“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, tha Osmani.

Shefja e shtetit të Kosovës tash e disa ditë po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka zhvilluar disa takime mjaft me rëndësi.