Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”.