Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo është e ftuar speciale e Samitit SHBA-Afrikë që po mbahet në shtetin amerikan.
Gjatë qëndrimit atje, Osmani, ka treguar se është takuar me me presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga: Botswana, Cape Verde, Angola, Sierra Leone, Nigeria, Mauritania, Lesoto, Liberia dhe Malawi.
Njoftimi i plotë:
Republika e Kosovës këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në Dallas të Teksasit për t’i thelluar raportet me SHBA-të dhe me shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.
Në diskutime me presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga: Botswana, Cape Verde, Angola, Sierra Leone, Nigeria, Mauritania, Lesoto, Liberia, Malawi e përfaqësues të tjerë, folëm për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve në shumë fusha të interesit të ndërsjellë.