President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ky i fundit e pati me presidentin amerikan, Donald Trump.
Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Qëndro i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelensky”.
