Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos: Kosova është bërë superfuqi e këtij sporti

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Kosova është shndërruar në një fuqi të këtij sporti.

Kjo pasi xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka fituar sot medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” duke ia sjell kështu Kosovës medaljen e pestë olimpike.

“Kosova me të vërtetë është bërë një fuqi e xhudos me kampionët dhe medalistët e saj olimpik!”, tha ai.

Garat e xhudistëve kosovarë nga afër i përcjelli presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Me kënaqësi të mirëpres SH.T. Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, e cila vizitoi xhudistët kosovarë në Lojërat Olimpike të Parisit”, theksoi ai.

Laura Fazliu ka arritur sukses historik duke fituar medalje të bronztë olimpike në debutimin e saj.

Xhudistja kosovare në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të argjendtës që ka fituar Distria Krasniqi pak ditë më parë.