Presidenti Agim Ademi, ka pritur sot në një takim përshëndetës shefin e misionit të KFOR-it italian, Domenico Cucci. Në këtë takim të veçantë, kreu i FFK-së e falënderoi z. Cucci për ndihmën dhe përkushtimin e KFOR-it italian në projektet e infrastrukturës të realizuara me pjesëtarët dhe makinerinë e tyre.
Presidenti Ademi theksoi se bashkëpunimi dypalësh ka qenë tejet i rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë, teksa shprehu mirënjohjen e tij dhe të federatës për mbështetjen e vazhdueshme të z. Cucci, duke i dëshiruar suksese në misionet e tij të radhës.
Nga ana e tij, Domenico Cucci e falënderoi presidentin Ademi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FFK-së dhe KFOR-it italian, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm dhe i dobishëm për komunitetin e futbollit dhe të rinjtë e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, z.Cucci nënvizoi se do ta kujtojë gjithmonë presidentin Ademi si një mik të përjetshëm dhe se vlerëson lartë angazhimin e tij në zhvillimin e futbollit kosovar. Në shenjë mirënjohjeje, ai i dhuroi presidentit Ademi një dhuratë simbolike me dedikimin “Për një mik të madh”.