Presidenca e Kosovës ka reaguar menjëherë.
Pas shumë reagimeve, faqja zyrtare e Presidencës e ka fshirë pjesën problematike tek biografia e Jakup Krasniqit.
Aty ku më parë thuhej se “Krasniqi ishte arrestuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit”, tash ajo pjesë më nuk figuron.
Pas raportimeve të mediave për këtë përshkrim, reagoi edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.