Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kthehen premierat. Më 19 janar nga ora 20:00, luhet premierë shfaqja “Gërrdia”, me autor dhe regji të Astrit Kabashit.
Drama fituese e konkursit të dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi” 2023.
Luajnë: Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic, Rebeka Qena
Skenografia: Arben Shala
Kostumografia: Yllka Brada
Kompozitor: Memli Kelmendi
Asistent regjisor: Lendi Aliu
Ispicient: Mursel Haziri
Ndriçimi: Bujar Bekteshi
Tonist: Avdi Gervalla
Fotografitë: Kushtrim Haxha
Vëmendje: Gjatë shfaqjes do të ketë krisma armësh.
