Prej janarit në qershor – ATK ka grumbulluar 423.2 milionë euro nga tatimet

Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se ATK-ja ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Murtezaj tha se pavarësisht sfidave që po ballafaqohet vendi nga ana ekomomike, falë punës që po bëjnë kanë arritur të shënojnë progres në këtë drejtim.

Ai po ashtu theksoi se ka pasur ngritje të tatimeve të paguara nga këngëtarët.

“Ky sukses është si rezultat i përpjekje të përbashkëta. ATK do të bëjë përpjekje për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg. Do t’i përjetojmë rezultat e periudhës gjashtë mujorë të vitit 2023. Në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”.

“TVSh vazhdon që të ketë primatin e të hyrave të përgjithshme. Si institucion jemi të fokusuar vazhdimisht në realizmin të të hyrave tatimore. Gjatë kësaj periudhe është bërën një mori aktivitete që kanë prodhuar rezultat, mbi 16 mijë inspektime, nga këto inspektime 1.6 milionë euro është vlera e gjobave. Inkasimi i borxheve, viteve të fundit jemi duke shënuar progres edhe ne këtë indikator, ATK secilin vit ka shënuar progres në inkasimit të borxheve”.

“Pagesa e tatimeve nga këngëtarët, ky garfikon pasqyron gjendjen se ku kemi qenë dhe ku jemi. Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse për vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtarët dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë afro 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100 për qind”, tha ai.