Prej 10 ditësh i zhdukur, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e kosovarit Veton Canolli

Veton Canolli, 24 vjeçar nga Kosova, ka humbur çdo kontakt me familjen prej 10 ditësh.

Sipas informacioneve, ai ka punuar në ndërtim në zonën e Seven Kings, Londër. Prej ditës që nuk është paraqitur në punë, nuk ka pasur asnjë komunikim me familjarët apo miqtë e tij, duke shtuar shqetësimet për gjendjen dhe vendndodhjen e tij.

Familjarët i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë Ambasadën e Kosovës në numrin e telefonit 07522199662 Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.