Nga 1 tetor, tarifa e ulët (TU) e energjisë elektrike zbatohet nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të ditës së nesërme.
Kurse gjatë periudhës verore, kjo tarifë zbatohet nga ora 23:00 deri në orën 08:00 të ditës së ardhshme.
Tarifa e lartë aplikohet prej orës 07:00 – 22:00, gjatë periudhës 1 tetor deri me 31 mars, kurse prej orës 08:00 – 23:00 gjatë periudhës 1 prill deri më 30 shtator.
Faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar zbatohet për çdo periudhë të faturimit duke u bazuar në të dhënat e lexuara nga njehsori elektrik dhe të mbledhura nga Furnizuesi ose Operatori i Sistemit.
Furnizuesi ka për obligim që konsumatorit t’i dërgoj faturën mujore e cila do të përmban detajet e konsumit, çmimin si dhe afatet dhe kushtet e pagesës.
Struktura tarifore e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak përbëhet prej këtyre komponentëve:
A1 – paraqet gjendjen e shpenzimit të energjisë elektrike në tarifën e lartë (ditë) – TL
A2 – paraqet gjendjen e shpenzimit të energjisë elektrike në tarifën e ulët (natë) – TU
Çmimet e energjisë elektrike për tarifë e lartë dhe të ulët;
Tarifën fikse