Pranimi i kërkesës për raketat “Javelin”, Serwer e lavdëron ShBA-në: Bravo

Dje u njoftua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e dhjetra raketave anti-tank “Javelin”, një nga armët më përparimtare të këtij lloji të prodhuara nga ShBA-ja.

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe Daniel Serwer, profesor veteran nga ShBA-ja dhe njohës i politikës në Ballkanin Perëndimor.

Në profilin e tij në rrjetin social “X”, Serwer e ka shpërndarë njoftimin për këtë blerje, duke komentuar shumë shkurt.

“Bravo” – ka shkruar profesori Serwer.