Prangoset ish-drejtori i BSK-së, Sami Mazreku

Ish-drejtori i BSK-së, Sami Mazreku është njëri prej të arrestuarve nga operacioni i sotëm i Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit.

Veç kësaj, siç shkruan Betimi për Drejtësi, i njëjti “fat” e ka ndjekur edhe Valon Berishën, ish-udhëheqës i Financave në këtë institucion.

Për operacionin e madh që po zhvillohet në disa regjione janë angazhuar më se 300 policë./Përmbledhja

*Personi në artikull prezumohet i pafajshëm përderisa mos të dëshmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të organeve të Drejtësisë.