Gjatë orës 14:30 ka nisur seanca e re e Kuvendit për ditën e sotme.Në këtë seancë pritet të diskutohen disa pika të rendit të ditës.
Mirëpo opozita po kërkon vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në mbështetje të Policisë.
Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka kërkuar që të respektohet rregullorja e punës së Kuvendit.
“Seanca e jashtëzakonshme e cila kishte të bënte për mbështetjen urgjente të Policisë së Kosovës, nuk është mbajtur, ka filluar por nuk u mbajt për shkak të mungesës së shumicës kuvendore. Iu thërras që ta respektoni rregulloren e punës së kuvendit, të marrë përfundimin ajo seancë e më pas të fillojmë seancën e re të thirrur si vazhdim i seancës për pikat e mbetura”, u shpreh deputeti Zemaj.
Po ashtu deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se asnjë seancë tjetër e asnjë temë nuk është më me prioritiet se siguria e vendit.