Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, është mjaftë aktiv në rrjetet sociale.
Ai shpesh herë shkruan edhe në lidhje me zhvillimet politike e socio-ekonomike në vend.
Por në disa raste ai publikon edhe pamje e mesazhe nga vizitat e tij jashtë vendit, e madje edhe fotografi me familjarët.
E pak më parë ai shpërndau vetëm një shkronjë “t”, në profilin e tij në Facebook.
Nuk dihet se cili ishte mesazhi që deshi të shkruajë në përgjithësi deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Me të parë këtë ai e fshiu postimin, por duke mos sqaruar se çfarë në fakt deshi të shkruante./Lajmi.net/