Nga posta kanë thënë se në këtë SMS po kërkohen të dhëna personale.
Përmes një komunikate nga ky shërbim është bërë thirrje mos të klikohen këto mesazhe.
Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to. Të nderuar qytetarë ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm” thuhet në njoftim.