Boban Bogdanoviq politikani serb dhe kryetar i Lëvizjes “Odgovor” me qendër në Beograd thotë se kryeministrja serbe ka mashtruar opinionin publik në Serbi me disa veprime që ka bërë dje në Tiranë gjatë fotografisë familjare të liderëve që morën pjesë në Procesin e Berlinit.
Sipas tij, Ana Bërnabiq ka refuzuar fotografinë por pas pak ka dhënë një nënshkrim ku bëhet fjalë për Kosovën.
“Kryeministrja e Serbisë @anabrnabiq refuzoi një foto të përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, ndërsa pak orë më vonë firmosi një dokument për pranimin e kualifikimeve profesionale të Republikës së Kosovës, de jure dhe de facto!”, la shkruar Bogdanoviq në platformën X.
Премијерка Србије @anabrnabic одбила је заједничку фотографију у Тирани због 🇽🇰, док је неколико сати касније потписала документ о прихватању стручних квалификација Републике Косова, де јуре и де факто!🙂 pic.twitter.com/jSIldoktdo
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 16, 2023