Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq thotë se propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij ky statut garanton zhvillimin e qëndrueshëm të serbëve në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë garanton zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit serb në Kosovës dhe mundëson mbështetje të plotë ekonomike nga Serbia për komunitetin tonë. Është koha për paqe dhe zhvillim në veri”, ka shkruar Bogdanoviq.