Politikani serb: Pa paqe me Kosovën dhe Bosnjën, s’mund të llogarisim në paqe as në Serbi

Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar në Serbi, Zoran Vuletiq, duke folur për “Probudi” të TV NOVA-s, ka thënë se nuk mund të llogaritet për paqe në Serbi, nëse vetë Serbia nuk do të bëjë paqe me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, shkruan portalforum.rs.

Vuletiq ka thënë se dy problemet kryesore të Serbisë janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai gjithashtu ka folur edhe për protestat që janë organizuar në rrugët e Beogradit, duke thënë se protestat e para kanë qenë të fuqishme dhe kishin tronditur Vuçiqin.

Por thotë se protestat e tjera kanë qenë disi me të zbehta dhe s’është reale që të pritet që Vuçiq të japë dorëheqje./Express