Politikani serb: Albin Kurti është politikani më i talentuar që kam parë në jetën time

Nenad Çanak, i cili ka qenë gjashtë herë deputet në parlamentin serb, dhe sot një kritik i madh ndaj presidentit Vuçiç, thotë se në Ballkan kush nënvlerëson rolin e shqiptarëve bën gabim strategjik dhe historik.

Ai shprehet kundër “zajednicës” e cila është një nga çështje më të nxehta mes Prishtinës dhe Beogradit.

Për kryeministrin Albin Kurti thotë se është “një nga politikanët më të talentuar që ka parë” në karrierën e tij.

“Zotëri Kurti, është absolutisht një nga politikanët më të talentuar që kamë parë në jetën time.

Ai është një majtist i bindur, këmbëngulës në qëndrimet e tij, negociues i palëkundur i cili ka vuajtur burg për idetë e tij, kushdo që hy në burg me opsionin të mos heq dorë nga idetë e veta, është njeri të cilin duhet marrë me seriozitet”.

Këto deklarata z. Çanak i bëri në një intervistë për Programin 200, që transmetohet në TV Alsat./InfoKosova