Partia e Lirisë së Austrisë (FPO) po bëhet një faktor i domosdoshëm në formimin e qeverisë së ardhshme në Austri ku sipas hulumtimeve më të fundit, ajo tani është forca politike më e fortë në vend, e cila mund të llogarisë në 30 për qind të votave.
Partia Popullore në pushtet (OVP) me 24 për qind, Partia Socialdemokrate (SPO) e cila mbështetet nga 22 për qind e qytetarëve dhe të Gjelbrit me mbështetjen e 10 për qind.
Megjithatë duke pasur parasysh se OVP dhe PSP vështirë se do të gjejnë një gjuhë të përbashkët për shumë çështje, FPO po bën hapa të mëdhenj drejt formimit të qeverisë së ardhshme.
E kreu i komisionit për politikë të jashtme të FPO në Vjenë dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Vjenës, Maximilian Krauss, ka reaguar pas raportimeve se Partia e Gjelbër po lobon në mënyrë aktive për Kosovën.
Ai ka thënë se Serbia i ka bërë “detyrat e shtëpisë”, që nuk mund të thuhet për Kosovën, duke kritikuar ‘Të Gjelbrit’ austriakë për lobim për Kosovën.
Ai thekson se FPO është mbrojtësi i neutralitetit të Austrisë, të cilin pushteti aktual, thotë ai, po e shkel vazhdimisht dhe si shembull sjell rolin e të Gjelbërve në Ballkan.
“Partia e Gjelbër lobon në mënyrë aktive për Kosovën, në vend që të marrë parasysh interesat e të dyja palëve. Nëse FPO është pjesë e qeverisë së ardhshme federale, roli neutral i vendit tonë do të jetë sërish prioritet. Austria ka luajtur një rol aktiv ndërmjetësues për dekada dhe kështu duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sa i përket politikës ndaj Beogradit dhe Prishtinës, është e drejtë të thuhet se Serbia i ka bërë detyrat e shtëpisë në këtë konflikt, gjë që fatkeqësisht nuk mund të thuhet për Kosovën. Prandaj BE-ja duhet të bindë qeverinë e Kosovës që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”, tha Kraus.
Megjithatë, nuk ka gjasa që edhe në rast të ndryshimit të pushtetit në këto vende, të ketë ndryshime tektonike në marrëdhëniet e këtyre vendeve me çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Në Austri ka një numër të madh lobistësh dhe më i madhi është tek të Gjelbrit, si Kati Schneberger apo eurodeputeti Thomas Weitz, së bashku me eurodeputetin e OVP-së, Lukas Mandl.
Ata po lobojnë hapur për pavarësinë e Kosovës në BE dhe me njoftime të vazhdueshme aktualisht kërkojnë sanksione ndaj Serbisë dhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, madje edhe Schneberger, kur qeveria e Kosovës u gjend në shënjestër të kritikave ndërkombëtare, organizoi një protestë në Vjenë në mbështetje të qeverisë së Kurtit.