Politika: Presidentja fton partitë politikë për konsultim, temë caktimi i datës së zgjedhjeve

Vjosa Osmani raportohet ta ketë bërë hapin e parë rreth organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Të paktën kështu ka raportuar Gazeta Politika, që thirrur në burimet e saj ka bërë të ditur që e parja e vendit u ka nisur një letër krerëve partiakë.

Të nderuar,Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja Vjosa Osmani fton …., Kryetar i  …, në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme” – thuhet në ftesën të cilën e ka parë portali.

Siç mësohet, takimi do të mbahet nesër në sallën e Kuvendit të Kosovës.