Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.

Ai ka thënë se sot më 5 maj pas mesnate në Soçanicë, përballë kafenesë “Klub B”, është tentuar të vritet shoku dhe bashkëpunëtori i tyre, Marko Jabllanoviq.

Rastin e ka konfimruar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodh një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar”.

“Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, pjesëtari i Qeverisë së Kosovës, Radoica Radomiroviq ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.