Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar donacion dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Përmes një njoftimi, thuhet se ky donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.
Sipas tyre, këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.