Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë në kërkim edhe të një dyshuari tjetër i përfshirë në rastin e dhunimit të 14-vjeçares nga vëllai i saj në Klinë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se shumë shpejt Policia e Kosovës do të kërkojë ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar të dyshuarit e dytë për rastin në fjalë.
“Prokuroria ka dhënë autorizimin për kërkimin edhe të një dyshuari tjetër për veprën penale ‘Shtytja në degradimin e integritetit seksual”, ka thënë Nikçi.
Ai ka shtuar se i dyshuari i dytë është përdorues i rregulltë i Tik Tokut.