Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi në shtëpinë e të njëjtit ka gjetur një arsenal armësh e pajisjes ushtarake.
Kështu bëri të ditur vetë ministri Sveçla përmes një postimi në “Facebook”, përcjell Paparaci.
“Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: