Policia jonë profesionale, në kohë rekorde gjen automjetin 100 mijë eurosh të kërkuar nga autoritetet zvicerane

Policia e Kosovës edhe njëherë tjetër ka treguar profesionalizmin e saj.

Në kohë rekorde ka arritur të gjejë një veturë vlera e së cilës raportohet të jetë afër 100 mijë euro.

Të njëjtën veturë e kishin kërkuar autoritetet zvicerane, ndërsa kanë kontaktuar ato relevante në Kosovë, pasi gëzonin informacionin se e njëjta veturë mund të ishte këtu.

Policia përmes një komunikate bëri të ditur se reagoi shpejt dhe gjeti veturën përkatëse, për ta nisur atë tanimë në procedurat gjegjëse.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë: